Vajza e ish-presidentit iranian dënohet me 5 vjet burgim

Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit iranian, Akbar Hasemi Rafsanjani, është dënuar me pesë vjet burgim nga një gjykatë në Teheran, tha të martën, avokati i saj.Ai ka cituar se dënimi nuk është përfundimtar

Faezeh Rafsanjani, vajza e ish-presidentit iranian Akbar Hashemi Rafsanjani, flet me një gazetar ndërsa merr pjesë në një fushatë reformiste për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në Teheran, 18 shkurt 2016. REUTERS/Raheb Homavandi/TIMA

Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit iranian, Akbar Hasemi Rafsanjani, është dënuar me pesë vjet burgim nga një gjykatë në Teheran.

Ajo gjithashtu përballet me akuza të tjera për aktivizmin e saj dhe komentet që kritikojnë autoritetet iraniane për shtypjen brutale të protestave, të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Aminit.

Avokati i saj, Neda Shams, tha se “vendimi nuk është përfundimtar”, por nuk dha detaje se për çka u dënua Hashemi, e as për akuzat e reja.

Rafsanjani, një ish-ligjvënëse dhe avokate e të drejtave të grave, u arrestua në shtator nga forcat e sigurisë në Teheranin lindor për “nxitje të trazirave”, raporton Reuters.

Kështu raportoi agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.

Republika Islamike është përballur me një valë protestash që nga vdekja në paraburgim më 16 shtator e Mahsa Amini, 22 vjeçe, e cila ishte arrestuar për shkak të shkeljeve të pretenduara të veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Babai i saj ka vdekur në vitin 2017.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika