Hovenier: Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se partneriteti i ShBA-së me Kosovën është i fortë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier ka theksuar se partneriteti i ShBA-së me Kosovën është i fortë.

Këtë deklaratë Hovenier e ka bërë pas vizitës së këshilltarit amerikan, Derek Chollet të mërkurën në Kosovë.

“Kënaqësi të mirëprisja Derek Chollet dje në Kosovë. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Ndërsa ishte këtu, këshilltari Chollet u angazhua me një shumëllojshmëri të gjerë liderësh, përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile dhe gazetarëve”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, të mërkurën e 11 janarit, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ishte për vizitë zyrtare në Kosovë.

Këshilltari Chollet pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti ka thënë se “partneriteti ShBA – Kosovë është i palëkundur”.

Pas takimit edhe me krerët opozitarë, si dhe me anëtarët e Listës Serbe, ai para gazetarëve ka thënë se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika