Edhe pak ditë mundësi për tu bërë pjesë e FSK-së, interesimi i madh

Deri të dielën qytetarët kosovar kanë mundësi të aplikojnë që të bëhen pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministria e Mbrojtës konkursin e ka hapur për pranimin e 612 ushtarë të rinj aktiv dhe 388 ushtarë të komponentës rezervë

Forcat e Sigurisë së Kosovës

Pjesë e këtyre stërvitjeve, ndjenjës së shërbimit ndaj vendit e përfaqësimit të stemës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, pritet të bëhen mbi 500 ushtarë të rinj.

E për të iu bashkuar kësaj mundësie kanë mbetur edhe pak ditë.

Ministria e Mbrojtjes e mbyllë konkursin për aplikimin e rekrutëve të rinj këtë të diel, të cilin e ka hapur më 15 dhjetor të 2022-tës.

Interesimi deri tani për tu bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës është goxha i madh.

“jemi shumë të kënaqur me numrin e aplikimeve, kemi një numër të madh të aplikimeve të cilët kanë shpreh gatishmëri të jenë pjesë e FSK-së, duke pasur parasysh që FSK-ja është Ushtria e vendit dhe deri tash ka dëshmuar në nivelin e saj të përkushtimin e punës ka dëshmuar që është institucioni më i besueshëm” ka thënë gjenerali, Sefer Isufi.

Gjenerali Sefer Isufi tregoi edhe për objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes për këtë periudhë.

“duke filluar nga rritja e pagave pastaj nga ngritja e kapaciteteve infrastrukturore e cila është e nevojshme për zhvillim të suksesshëm e komod të sistemit arsimor dhe stërvitjet”, ka shtuar Isufi.

Ndërsa, sipas njohësve të sigurisë, shtimi i numrit të pjesëtarëve të FSK-së është pjesë e planit e jo kërcënim për dikë.

“..ky numër nuk duhet të shihet si kërcenim për askë por është vetëm në fazën e atyre proceseve që janë duke ndodhur në kuadër të Forcës, pra deri në 2028-tën duhet të përmbyllet kjo shifër prej 5000 mijë ushtarëve aktiv dhe 3000 mijë rezervë”, ka thënë njohësi i sigurisë”, Drizan Shala.

Këtë vit në Forcën e Sigurisë së Kosovës do të pranohen 612 ushtarë aktiv dhe 388 ushtarë për komponentën rezervë.

Të drejtë aplikimi kanë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika