Mrekullitë dhe thesaret e Shqipërisë tashmë pjesë e BBC World News

Mrekullitë e Shqipërisë tashmë do të shihen nga shikues të shumtë, kjo falë një spoti të përgatitur nga gazetarja Bettany Huges, e cila po shfaq bukuritë dhe mrekullitë e tokave shqiptare në BBC World News

Ilustrim

Mrekullitë dhe thesaret e Shqipërisë, tashmë do të jenë pjesë e një prej emisioneve më të famshme që e shikojnë miliarda njerëz, bëhet fjalë për emisionet e BBC-së.

Një lajm i tillë u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur spotin e një prej emisioneve më të famshme në botë të BBC World News, mbi thesaret e Shqipërisë turistike.

“Me kënaqësinë e veçantë të spotit publicitar të një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës, i cili ka një audiencë gjysmë miliardë shikues në vit, e më 21-22 janar shfaq ‘Mrekullitë e Shqipërisë’ në kanalin BBC WORLD NEWS, diçka e paimagjinueshme deri kur Shqipëria Turistike nisi të marrë formën që po i japim vit pas viti, ju uroj një fundjavë të qetë”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, në videon e publikuar nga Rama, shihet gazetarja e BBC-së, Bettany Huges, e cila ka ardhur në Shqipëri për të realizuar spotin. Ajo në video ka thënë se Shqipëria është vend i mrekullueshëm dhe tokë enigmatike.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika