Adi Krasta zgjidhet zv.drejtor i Përgjithshëm i RTK-së

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës(RTK) ka njoftuar se ka emëruar gazetarin Adi Krastën si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës

Adi Krasta

Gazetari Adi Krasta është zgjedhur zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), të shtunën e 14 janarit.

Bordi i RTK-së ka njoftuar se me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka emëruar gazetarin Adi Krastën si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm.

“Për më shumë se tri dekada përvojë punë në gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë, në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij”, thuhej në njoftimin e Bordit të RTK-së.

Tutje, njoftohet se në këtë mbledhje, Bordi i RTK-së ka miratuar projeksionin buxhetor të RTK-së për vitin 2023.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika