Shtie me armë drejt shtëpisë së babait pas një mosmarrëveshjeje për pronën, arrestohet 21-vjeçari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësitet policore të Stacionit Policor në Suharekë kanë arrestuar 21-vjeçarin, pasi ai kishte shtënë me armë drejt shtëpisë së babait pas një mosmarrëveshjeje për pronën. Tutje, njoftohet se atij i është sekuestruar arma

Fotoilustrim

Të dielën e 15 janarit, Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësitet policore të Stacionit Policor në Suharekë, kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet S. A (21-vjeçar), të cilit i është sekuestruar një armë.

“I dyshuari i lartshënuar pas një mosmarrëveshjeje që e kishte pasur për pronë me familjen e tij, ka shkuar afër shtëpisë së viktimës, (babai i tij) dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër. Këtë veprim e ka incizuar dhe e ka postuar në rrjetin social, Snap Chat’, dhe të njëjtin ua ka dërguar vëllezërve të tij”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje, thuhet se patrullat policore pasi kanë dalë në vendngjarje, fillimisht e kanë gjetur një fishek në automjetin e të dyshuarit, e më pas kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.

“Si dhe e kanë gjetur armën e tipit Moris by AIAK Cal. 9 mm , me të cilën, i njëjti dyshohet të ketë shtënë në ajër, po ashtu i kanë gjetur edhe tre fishekë të tjerë”, ka njoftuar tutje Policia e Kosovës.

Mes tjerash, njoftohet se arma dhe katër fishekë të kalibrit 7.65 janë sekuestruar. Ndërsa, në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda, i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika