Mehaj: Pas tërmetit në Shqipëri, kontaktova ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin, i shpreha gatishmërinë e plotë të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka theksuar se i ka ofruar homologut të tij nga Shqipëria gatishmërinë e plotë të FSK-së.

“Pas tërmetit të sontëm në Republikën në Shqipërisë , kontaktova ministrinë e Mbrojtjes, Niko Peleshi”, ka shkruar Mehaj në Twitter.

“Shpreha gatishmërinë e plotë për të përmbushur kërkesat e të gjitha kapaciteteve tona specialistike të FSK-së”.

“Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!”, ka përfunduar Mehaj.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare EMSC ka bërë të ditur se tërmeti ishte me një magnitudë prej 4.7 të shkallës Rihter.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, duke përfshirë më shumë Tiranën, Durrësin dhe Lezhën.

“Tërmeti goditi në një thellësi të cekët prej 10 km nën epiqendrën pranë Tiranës, Qarku i Tiranës, Shqipëri, natën vonë të së dielës, 15 janar 2023, në orën 22:37 me orën lokale. Madhësia e saktë, epiqendra dhe thellësia e tërmetit mund të rishikohen brenda orëve ose minutave të ardhshme pasi sizmologët shqyrtojnë të dhënat dhe përsosin llogaritjet e tyre, ose kur agjencitë e tjera lëshojnë raportin e tyre’, thuhet në njoftimin e sipas Qendrës Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).

Gjithashtu edhe ministri shqiptar i Mbrojtës, Niko Peleshi ka thënë se sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti  me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ai njoftoi se sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.

Edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar ndaj lëkundjeve që ka ndjerë Shqipëria, respektivisht, Tirana.

Veliaj tha se shërbimet e emergjencës kanë kaluar në gatishmëri të plotë.

“Një valë tërmetesh janë ndjerë në Tiranë. Shërbimet tona të emergjencës kanë kaluar në gatishmëri të plotë! Për çdo problematikë ne banesa apo rrugë malore, ju lutem na sinjalizoni menjëherë në nr. 112 ose zjarrfikësit nr. 128”, ka shkruar ai në Twitter.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika