Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin ministror të BE-së për 20-vjetorin e zgjerimit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin ministror të BE-së, ku do të paraqesë arritjet e Kosovës në integrimin në BE dhe për të diskutuar rreth procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Foto nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), Donika Gërvalla, është duke marrë pjesë në takimin ministror të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, në 20-vjetorin e zgjerimit, kur 10 shtete të reja anëtare iu bashkuan Bashkimit Evropian në vitin 2004.

Siç ka njoftuar MPJD-ja, gjatë sesioneve do të diskutohet rreth sfidave, nevojave dhe praktikave më të mira dhe reformave të sundimit të ligjit në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së.

“Në këtë takim, i cili mbledh ministrat e shteteve anëtare të BE-së dhe atyre me perspektivë anëtarësimi, Republika e Kosovës do të paraqes të arriturat e saj në procesin e integrimit në BE, reformat e thella të ndërmarra në sundim të ligjit dhe fusha të tjera, të evokojë rreth proceseve nëpër të cilat po kalojmë dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa, Gërvalla në këtë takim po merr pjesë me ftesë të Presidencës belge të Këshillit të BE-së, ministres së Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme, Hadja Lahbib.

Ministrja Gërvalla do të realizojë edhe takime bilaterale me ministra të Jashtëm dhe të Çështjeve të BE-së, për të diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, në veçanti rreth procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika