Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës së Reçakut, Imeri: Kam qëndruar pranë plakut të masakruar, të cilit serbët ia kishin nxjerrë sytë(VIDEO)

I mbijetuari i Masakrës së Reçakut, Albert Imeri

I mbijetuari i Masakrës së Reçakut, Albert Imeri, ka rrëfyer historinë e tij se si ka mbijetuar nga forcat serbe.

Imeri tregon se atëbotë  ishte vetëm 16 vjeç, dhe e nxjerrin serbët jashtë ku ishte i strehuar më gratë dhe fëmijët, për ta vrarë më vonë .

Ai tregon se si fshehur nga sytë e armikut kthehet në shtëpi ku po qëndronte, dhe që ishte e suksesshme, pasi mbijetoi.

“Më  15 janar kanë filluar luftimet, dhe  jemi strehuar të shtëpia Sadik Osmani aty kemi qëndruar rreth 30 persona. Aty kemi qëndruar nën zhurmën e  gjuajtjeve, pasi janë vrarë, dhe dëshmorët që  kanë qenë  në  mbrojte  të  civilë, kanë  arëdhur serbet dhe na kanë  ndarë burra dhe gra. Unë  kam qenë vetëm 16 vjeç, kur jam dalë para shtëpisë, dhe i kam  civilët të  tjerë  që  po rriheshin  nga serbët, dhe në  atë  momente  jam  kthyer prapë ku kanë  qëndruar gratë. Për fat të mirë  nuk më  kanë  vërejtur që  jam kthyer, dhe  jam fshehur, ata i kanë marrë  dhe i kanë dërguar të kodra ku i kanë masakruar”, ka treguar Imeri.

Imeri shtoi se pas disa momenteve, ata persona janë masakruar nga forcat serbe .

Ai gjithashtu ka treguar rastin, ku forcat serbe kanë  vrarë  një  të moshuar, dhe e kanë marrë  trupin e saj dhe deri më  tash trupi i saj është i zhdukur.

Imeri tregoi rastin kur sheh një të moshuar, i cili ishte i masakruar nga forcat serbe, të cilit ia kishin nxjerrë sytë paramilitarët serbë dhe aty pranë trupit të vdekur kishte qëndruar, Imer, rreth 30 minuta, e pastaj e ka bartur brenda shtëpisë, për t’ia ruajtur trupin nga qentë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika