Haradinaj: Pasojat e pozicionimit të papërgjegjshëm të Kurtit po vijnë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se si pasojë e pozicionimit të gabueshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është edhe rikthimi me urgjencë i temës së Asociacionit dhe avantazhi i Serbisë në procesin e dialogut. Sipas tij, është pozicionimi i gabuar i Kurtit, ai që po dëmton Republikën e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në sferat e ndryshme të vendit janë shnëdrruar në një barrë të rëndë për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.

Gjersa e ka quajtur “të dëmshëm e zullumqar”, Haradinaj ka thënë se edhe çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka ardhur si pasojë e pozicionimit të gabuar të vetë kryeministrit Kurti.

“Kryeministri është bërë i dëmshëm e zullumqar! Pasojat e pozicionimit të papërgjegjshëm të kryeministrit të Kosovës në raport me pothuaj të gjitha temat që kanë të bëjnë me vendin, po vijnë! Vendimet e tij në sferën e ekonomisë, të sigurisë, të arsimit, të dialogut, të marrëdhënieve me partnerët strategjikë, tashmë janë bërë barrë e rëndë për vendin e për popullin. Në këtë rrafsh duhet parë edhe vendimin e fundit të Gjykatës së Drejtësisë të BE për përjashtimin e Kosovës nga Organizata e Rregullatorëve Evropianë të Telekomunikacionit. Pasojë e pozicionimit të tij të gabueshëm është edhe rikthimi me urgjencë i temës së Asociacionit dhe avantazhi i Serbisë në procesin e dialogut”, ka deklaruar Haradinaj.

Mirëpo, kritikat nga Haradinaj nuk mbarojnë me kaq. Ai thotë se Kurti i ka shfrytëzuar paratë e taksapaguesve për udhëtime jashtë vendit, gjersa buxhetin e mban të mbyllur.

“Ai me para të taksapaguesve shkon në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, gjoja për të folur për investimet e huaja në Kosovë, madje organizon edhe një Samit të Investitorëve në Cyrih, ndërsa paratë e buxhetit i ka mbyllur në bunker dhe ekonominë e ka llom. Kjo më e pakta është hipokrizi. Ai jo vetëm që parat e buxhetit nuk i kthen te qytetari, por atyre iu ka pamundësuar që në këtë kohë të rëndë ekonomike e sociale, ta marrin një pjesë nga paratë e kursyera të Trustit, që janë të tyre. Kryeministri është shndërruar në zullumqar”, ka deklaruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika