Deputetja e LDK-së, Krasniqi: Jam pro tërheqjes së Trustit

E ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se si deputete e Kuvendit të Kosovës do të përkrah kërkesat e qytetarëve të vendit dhe do e përkrah tërheqjen e Trustit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se do e mbështes tërheqjen e Trustit.

E ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Krasniqi ka thënë se si deputete e Kuvendit të Kosovës, duhen përkrahur kërkesat e qytetarëve të vendit.

“Ne ende nuk e kemi mbajtur mbledhjen e grupit parlamentar që të diskutohet lidhur me këtë proces mirëpo herën e kaluar kemi vendosur që të votojmë pro tërheqjes së trustit. Nëse ne përfaqësojmë qytetarët e Republikës së Kosovës atëherë ne duhet edhe ti përkrahim kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës…Unë si deputete do ta përkrahi, jam pro tërheqjes së trustit sepse duke parë se është një gjendje e rëndë ekonomike, të ndihmohen sadopak me paratë e veta të cilat janë të kursyera…Besoj që do ta përkrahim por ende nuk kemi biseduar për arsye se herën e fundit kemi qenë pro tërheqjes mirëpo tani, ende nuk e kemi mbajtur mbledhjen e grupit që të diskutojmë në tërsi por si deputete do ta përkrahi këtë”, ka deklaruar ajo.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, ka bërë të ditur se në seancën e parë të sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, pikë e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i peticionit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika