Kurti do të presë pesë diplomatë ndërkombëtarë për takim të premten

Përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet ta vizitojnë të premten, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten e 20 janarit do të presë në takim emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë (Jens Plettner), të Francës (Emmanuel Bonne) dhe të Italisë, pritet të jenë në Kosovë.

Po ashtu, në takim do të jenë edhe këshilltari diplomatik i kryeministrit italian, Francesco Maria Talo dhe emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas njoftimit nga Qeveria, takimi i  tyre do të mbahet duke filluar nga ora 10:00.

Ndërsa, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media, e kishte konfirmuar të mërkurën vizitën e këtij delegacioni në Kosovë dhe Serbi.

Sipas tij, në Prishtinë do të takohen me kryeministrin Albin Kurti e në Beograd me presidentin Aleksandar Vuçiq, me të cilët, do të diskutohen hapat e ardhshëm në normalizimin të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika