Krasniqi në Skënderaj: Gjendja është e rëndë, niveli qendror duhet të reagojë me të gjitha kapacitetet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të reagojë me të gjitha kapacitetet për ta menaxhuar situatën me vërshime në komunat e Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka vizituar komunën e Skënderajt, e cila është përballur me dëmtime të mëdha si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga shiu.

Në një reagim të tij, Krasniqi tha se dëmet në këtë komunë janë të mëdha.

“Fatkeqësisht, dëmet janë të mëdha. Fatmirësisht, humbje në njerëz nuk ka”, ka shkruar Krasniqi.

Vershimet në Skënderaj

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të reagojë me të gjitha kapacitetet shtetërore sipas nevojës.

“Gjendja është e rëndë, me dëme të mëdha materiale dhe infrastrukturë të bllokuar publike. Prandaj, reagimi i nivelit qendror duhet të jetë konform situatës emergjente, me të gjitha kapacitetet shtetërore, përfshirë krijimin e një pakoje financiare për kompensimin e të gjitha dëmeve që kanë pësuar qytetarët”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka uruar që situata sa më shpejt të kthehet në normalitet dhe qytetarët atje të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika