Ibishi: Këto sulme kanë për qëllim vrasjen e Policisë së Kosovës

Nuredin Ibishi ka thënë se këto sulme kanë ardhur si pasojë e mbylljes së rrugëve ilegale nga Policia e Kosovës në veri të vendit

Nuredin Ibishi

“Këto sulme kanë për qëllim vrasjen e zyrtarëve policorë pasi që në to po përdoren armë të rënda siç janë automatikë dhe granata”, ka thënë Ibishi në emisionin ‘FIVE’ në RTV Dukagjini.

Ai tha se për tu siguruar se nga po vinë këto sulme duhet që prokuroria të bëjë klasifikimin se a janë sulme me motive politike apo kriminale.

Por, sipas Ibishit, këto sulme mund të jenë të dy anshme.

”Edhe politike edhe kriminale”.

këto veprime ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, janë dënuar edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe nga organizatat ndërkombëtare në vend dhe jashtë vendit, siç është dënuar edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ibishi ka parashikuar se nga këto sulme mund të ketë edhe viktima të rastit siç janë kalimtarët që e frekuentojnë atë pjesë.

Përveç kësaj, ky i fundit ka bërë thirrje që të shtohet numri i pjesëtarëve të policisë duke thënë se “Policia duhet urgjentisht ta shtojë prezencën në veri, në bashkëpunim me EULEX-in’’.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika