IHMK: Reshjet e shiut do të rikthehen të martën, mund të vështirësojnë gjendjen në Mitrovicë, Skenderaj e Klinë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se të reshurat e shiut do të rikthehen të martën dhe se mund të vështirësojnë situatën pas vërshimeve në Skenderaj, Mitrovicë e Klinë

Foto ilustrim nga vërshimet në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK), të dielën e 22 janarit ka bërë me dije se të reshurat e shiut do të rikthehen sërish të martën e 24 janarit.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se këto reshje mund ta vështirësojnë situatën pas vërshimeve në Skenderaj, Mitrovicë e Klinë.

Sipas IHMK-së, kjo ndodh sepse rrjedhat ujore të këtyre zonave janë në kapacitetet e tyre maksimale.

Në këto zona tashmë dhe tokat janë të tejngopura me ujë.

Reshjet e ditëve të kaluara kanë shkaktuar vërshime të mëdha në Mitrovicë, Skenderaj dhe në Klinë.

Nga këto vërshime janë shkaktuar dëme materiale në prona të qytetarëve, shtëpi e biznese.

Gjatë kësaj të diele kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar fshatin Llaushë të Skenderajt, kështu ka njoftuar kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili i priti ata në komunën e tij.

Në këtë takim Nura u shpreh se pret përkrahje nga niveli qendror, derisa një vizitë e tillë erdhi me qëllim që të shihen nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe gjendjen e rëndë në disa zona.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika