Ahmeti: Është e çuditshme se çka po ndodh me FFK-në

Ish-zëvendësi sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti ka treguar më shumë për moslicencimin e Federatës së Futbollit të Kosovës

Ish-zëvendësi sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti

Ish-zëvendësi sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti ka diskutuar për moslicencimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ai tha se “është e çuditshme se çka po ndodhë me këtë Federatë”.

Ahmeti shtoi se “për mua është befasi të flitet në vitin 2023, që Federata e Futbollit është prapa 13-të federatave tjera. Kjo punë është kryekput peng i disa njerëzve të cilët janë lidhur rreth karrigave të tyre”.

I njëjti po ashtu tha “donatorët po pësojnë më së shumti për shkak të barrikadimit të tyre, sepse ato karrige duket që nuk dëshirojnë t’i lëshojnë. Është problemi ligjor, edhe publiku e din, rreth dy njerëzve. Njërit nuk ja lejon ligji i avokatisë, teksa tjetri ka probleme me ligjin”.

“Dueli Sportiv” do të ju shoqërojë çdo të dielë, me fillim nga ora 22:00. Përveq diskutimeve për sportin vendor dhe atë ndërkombërtar shumë shpejtë do te ketë edhe shumë risi tjera.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika