Sveçla takohet me koordinatoren e Kombeve të Bashkuara, flasin për gjendjen pas vërshimeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të hënën e 23 janarit ka pritur në takim koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Arnhild Spence, me të cilën ka diskutuar për gjendjen e përgjithshme pas vërshimeve që ndodhën në Kosovë.

Sveçla e njoftoi Spence për gjendjen e përgjithshme e cila është për momentin në komunat ku ka pasur vërshime më të mëdha dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës.

“Menjëherë pas fillimit të vërshimeve, MPB ka ngritur gatishmërinë shtetërore dhe ka bërë koordinimin e veprimeve së bashku me agjencitë ekzekutive dhe komunat, që fillimisht të evakuojnë të gjithë banorët dhe të mos kemi viktima në njerëz”, ka thënë ai.

Ministri Sveçla theksoi se në kuadër të Qendrës Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme po vijon koordinimi i intervenimeve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, ai tha se po bëhet sigurimi i kërkesave të pranuara nga Shtabet Emergjente të komunave.

Në anën tjetër, koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Arnhild Spence, e ka falënderuar ministrin Sveçla për rezymenë e përgjithshme për situatën pas vërshimeve dhe vuri në pah se UN ka gatishmëri që të ndihmojë familjet dhe qytetarët që janë prekur nga vërshimet.

Ditëve në vijim do të vazhdojë koordinimi me Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe agjencitë e saj, në mënyrë që të realizohen kërkesat dhe nevojat e pranuara nga komunat dhe nga qytetarët.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika