Kërcënohet kryetari i Prizrenit – Shaqir Totaj, ndalohen dy persona për 48 orë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mbrëmë është kërcënuar nga dy persona të dyshuar, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të martën e 24 janarit është kërcënuar nga dy persona të dyshuar.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Dje rreth orës 20:00, është raportuar se dy persona, një person përmes tjetrit ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj Shaqir Totajt”, ka thënë ai.

Sipas tij, rasti dyshohet se ka ndodhur për një pronë që e pengon rrugën në tranzit.

“Pronari i asaj shtëpie nuk ka qenë i kënaqur me çmimin që i ka ofruar Komuna” shtoi Bytyqi.

Ai ka thënë se dy personat janë arrestuar dhe janë intervistuar në prani të avokatit.

Të njëjtit me urdhër të prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Kjo nuk është hera e parë që Totaj ka pranuar mesazhe kërcënuese.

Më 25 qershor të vitit 2022, Totaj kishte raportuar rastin në polici se ka qenë i kanosur përmes telefonit nga një i dyshuari Z.B për tri ditë.

“Më datën 25.06.2022, viktima ka raportuar rastin në polici se ka qenë i kanosur përmes telefonit nga një i dyshuari Z.B për tri ditë. Pas pranimit të informatës viktima është intervistuar lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër që të intervistohet i dyshuari në cilësinë e të dyshuarit”, kishte konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika