Qeveria mban mbledhjen e radhës

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet mbledhja e radhës ku në rend dite do të jenë 13 pika

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës të mërkurën e 25 janarit do të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 10:00.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

RTV Dukagjini ka siguruar rendin e ditës të kësaj mbledhjeje.

Në rend dite do të jenë 13 pika, ku në mesin e tyre do të jetë shqyrtimi i propozimit-vendimit për aprovimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për Liritë Fetare.

Foto: RTV Dukagjini

 

Po ashtu në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Akademinë e Drejtësisë dhe shqyrtimi i Nismës për negocimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit ndërmjet Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Zvicrës e përfaqësuar nga Sekretariati  Shtetëror për Çështje Ekonomike.

 

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika