Qeveria miraton Projektligjin për Liritë Fetare

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 121-të të mbajtur të mërkurën ka miratuar Projektligjin për Liritë Fetare.

Ky projektligj ka kaluar me shumicë votash, ndërsa tre anëtarë të kabinetit abstenuan.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se një ndër qëllimet më të rëndësishme të projektligjit është të ruajë pluralizmin fetar e t’u ofrojë bashkësive fetare mundësinë për t’u regjistruar zyrtarisht.

“Mendimet dhe besimet e ndryshme vazhdimisht po hyjnë e qarkullojnë lirshëm midis qytetarëve tanë. Pluralizmi i besimit, siç e kanë vërejtur shumë filozofë është një fakt i pandryshueshëm i një shoqërie demokratike. Projektligji në fjalë, do t’iu ofrojë bashkësive të ndryshme fetare mundësinë për tu regjistruar zyrtarisht”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, të hënën e 23 janarit, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim kryeministrin Kurti, me të cilin kanë diskutuar për Projektligjin për Liritë Fetare.

Në këtë takim ishte theksuar se Qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika