Rama: Objekti i Bibliotekës Kombëtare më ka shtyrë të studioj arkitekturën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, Biblioteka Kombëtare e Kosovës (ilustrim)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, e cili njëherësh është arkitekt me profesion ka thënë se objekti i Bibliotekës Kombëtare që ka shtyrë që të fillojë të studioj arkitekturë.

Rama se intervenimi brutal në njërën anë, por në në anën tjetër organik në Bibliotekën Kombëtare ishin stimulimet që e kanë shtyrë që ë bëjë arkitekturën profesion.

“Mua më pëlqen shumë dhe për shkak të asaj ndërtese jam bërë arkitekt e kam pas si stimulim për me mendu pak më ndryshe, ka qenë një ndërtesë krejtësisht ndryshe prej kontekstit ku është krijuar, normalisht e kemi pasur edhe Pallatin e Rinisë, por intervenimi brutal në njërën por edhe organik në anën tjetër, i sheh ato format organikë të Bibliotekës, e këto kanë qenë stimulim për me i hy arkitekturës si profesion”, kë treguar Rama.

Relacioni që kanë njerëzit me objektin e Bibliotekës, sipas Ramës është ose e urren ose e duan.

“…Biblioteka Kombëtare, e cila është një “masterpiece”, një ikonë e kryeqyteti, e dizajnuar prej arkitektit të mirënjohur kroat, Andrija Mutnjakoviq, të cilin edhe e kemi dekoru me çelsin e qytetit dhe  kemi falënderuar për krejt çka ka bërë për qytetin tonë, sepse është një ndërtesë shumë ikonike. Ose e urren ose e don kësi relacioni kanë njerëzit me Bibliotekën Kombëtare dhe ju duket një farë intervenimi brutal”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika