Dëmet nga vërshimet, komunat në fund të javës dorëzojnë raportet në Qeveri

Dëmet që u bënë nga vërshimet e mesit të janarit duket se janë të mëdha. Dy nga komunat më të prekura, Skenderaj e Mitrovica thonë se shifra e dëmëve mund të ndryshojnë. Derisa raportet përfundimtare pritet t'i dorzojnë në fund të javës që po fillon

Fushat u kthyen në liqe artificial, e shtëpitë pothuajse të demoluara.

Krejt kjo shkak i reshjeve të mëdha që vërshuan disa komuna të Kosovës.

Dëmet që u shkktuan po vlerësohen të mëdha.

E ndonëse gjërat ende nuk janë kthyer në normalitet, dy nga komunat që ishin më të prekura nga vërshimet që ndodhën në mesin e janarit, Skenderaj e Mitrovica, tashmë janë pothuajse në përfundim të një raporti përfundimtarë.

Kryetari I Komunës së Skenderajit, Fadil Nura, deirsa ka treguar se kur dao ta dorëzoj raportin në Qeveri për kompensim të dëmeve, bëri të ditur edhe vlerën e dëmit.

Fadil Nura, kryetari i Komunës së Skenderajt ka thënë se “Statistika konkrete ende nuk kemi, komisioni është tu punu dhe besoj që deri të premten do ta kemi finale raportin dhe pastaj do të adresojmë në Qeveri për kompensim të dëmeve. AME-ja na ka ka kërku një vlersim preliminar dhe e tejkalon shifrën e 15 milionëve, por ende se kemi shifrën përfundimtare”.

Në përfundim të identifikimit dëmve, janë edhe komuna e Mitrovicës.

Vetëm se tek kjo komunë, shifra e dëmeve mund të shkoj duke u ngritur.

Bahtir Maxhuni, drejtor i emergjencave në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka thënë se “I kem mbledhë të gjitha dhe tash jemi duke I mbushur formularët për sektorët e caktuar dhe raportet përfundimtare ende nuk i kemi dorzu, pasi kërkohen të dhëna të caktuara për dëmet në teren. Qeveria e ka një njoftim se përafërsisht dëmet e shkaktuara në komunën e Mitrovicës janë mbi 14 milion euro por që mund të ndryshojë shifra”.

Komunat me të prekuar nga këto vërshime ishin, Skenderaj, Mitrovica, Klina, Gjakova, Peja e Deçani.

Nga pushteti qendror, ende nuk ka ndonjë shumë të ndarë për mbulimin e dëmëve.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika