Dyshohet se shiti dy herë prona me autorizim të falsifikuar, ndalohet për 48 orë një shtetase e huaj

Policia e Kosovës ka ndaluar për 48 orë një shtetase të huaj, e dyshuar për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, pasi dyshohet se kishte përdorur autorizim të falsifikuar për të shitur prona të një familjari në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, hetimet janë zhvilluar nga Sektori për Hetime Financiare në Prishtinë, në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

E dyshuara është intervistuar më 21 tetor, pasi fillimisht ishte paraqitur në polici si ankuese në një rast tjetër.

Sipas dyshimeve të Policisë, ajo kishte përdorur një autorizim të falsifikuar, të siguruar te një noter jashtë Kosovës. Dokumenti dyshohet se ishte përgatitur duke paraqitur një person të panjohur me të dhënat e xhaxhait të saj, por me fotografinë e personit të panjohur, kinse ai e kishte autorizuar të shiste pronat e tij në Kosovë.

Policia bën të ditur se e dyshuara kishte tentuar disa herë t’i shiste parcelat e regjistruara në emër të xhaxhait të saj, ndërsa në dy raste dyshohet se kishte arritur t’i shiste ato. Në rastin e fundit, ajo dyshohet se kishte shitur një parcelë në vlerë prej rreth 150 mijë eurosh.

Pas përfundimit të intervistimit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, prokurori i rastit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e saj për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika