Përfaqësues të VV-së takojnë drejtorin e FES-it: Ritheksuam qëndrimin tonë kundër themelimit të asociacionit

Përfaqësuesit e VV-së në një takim me drejtorin e FES-it, kanë ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e tyre kundër themelimit të asociacionit dhe çdo marrëveshjeje tjetër mbi baza etnike

Të hënën, në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje, sekretari Organizativ, Alim Rama dhe sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, kanë mirëpritur në takim drejtorin e FES për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, René Schlee.

Në këtë takim thuhet se është ritheksuar qëndrimi i VV-së kundër themelimit të asociacionit dhe çdo marrëveshjeje tjetër mbi baza etnike.

“Veç tjerash, në këtë takim ritheksuam qëndrimin e LVV kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike”.

Gjatë këtij takimi është vlerësuar bashkëpunimi i mirë në mes të LVV-së dhe FES ndër vite.

“U dakorduam për koordinimin e bashkëpunimit për vitin 2023, me theks të veçantë në fuqizimin e kapaciteteve organizative, politikën publike dhe qeverisjen lokale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se bashkëpunimi në mes të LVV-së dhe Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë do të jetë një nga objektivat kryesore gjatë këtij viti, në kuadër të rritjes së koordinimit me familjen Socialdemokrate në Evropë dhe në botë.

“Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore/kushtetuese”.

VV-ja ka ftuar FES që të bëjnë një studim krahasimor për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe në vendet e tjera përfshirë Serbinë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika