Populli është kundër Zajednicës, pasi shumica e popullit e votuan Albin Kurtin, thotë këshilltari i kryeministrit

Këshilltari i kryeministrit, Erzen Vraniqi, ka thënë se populli i Kosovës është kundër themelimit të Asociacionit, pasi shumica e popullit kanë votuar për kryeministër, Albin Kurtin, “për vlerat dhe parimet politike për të cilat ai qëndron dhe i përfaqëson, përfshirë kundërshtimin e Zajednicës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Erzen Vraniqi, këshilltari i kryeministrit, ALbin Kurti, ka thënë se shumica e populli të Kosovës e kanë votuar VV-së dhe Kurtin për kryeministër për vlerat dhe parimet politike, përfshirë edhe kundërshtimin e Zajednicës.

Sipas tij, insistimi për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe, apo siç e quan Vraniqi, Zajdenicës, dhe injorimi i Kurtit është në kundërshtim me vullnetin e populli të Kosovës.

“Populli e ka votuar me shumicë dërmuese Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albinin kryeministër për vlerat dhe parimet politike për të cilat ai qëndron dhe i përfaqëson, përfshirë kundërshtimin e Zajednicës! Populli është kundër Zajednicës! Insistimi për Zajednicën dhe injorimi i Albin Kurtit është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës”, ka shkruar Vraniqi.

Vraniqi ka përfunduar postim e tij ne Facebook duke thënë se “Zajednica nuk kalon”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika