Kurti: Duke kujtuar dëshmorët, tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zv.kryeministrja Donika Gërvalla, kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26-vjetorin e rënies së tij dhe heronjve Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Krerët e institucioneve vendosën lule dhe përkujtuan sakrificën e tij.

Kryeministri Kurti ka thënë se duke kujtuar Zahir Pajazitin dhe dëshmorët e tjerë, njëkohësisht tregohet se sa i madh është çmimi për lirinë e vendit.

“Bashkë me presidenten Osmani, zv.kryeministren Gërvalla dhe me ministra të tjerë të Qeverisë sonë, vendosëm lule të freskëta te përmendorja e komandantit Zahir Pajaziti. Para 26 vjetëve, Zahir Pajaziti së bashku me Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ranë heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë.

Duke kujtuar atë dhe të tjerët dëshmorë, në të njëjtën kohë tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë, shtetin, pavarësinë tonë dhe se sa i vlefshëm për të tashmen është ky përkujtim që bëhet”, u shpreh ai.

Më 31 dhjetor të vitit 1997, ka ndodhur një ndër betejat e para të mëdha të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Gjatë asaj dite, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha po udhëtonin nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, gjersa grupi i tyre ishte zbuluar nga sigurimi serb, të cilët njëherazi kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika