Osmani: Republika e Kosovës u ndërtua mbi gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26-vjetorin e rënies së tij, së bashku me Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ka thënë se "puna jonë në forcimin e shtetit që u ndërtua me gjak e sakrificë do ta ketë shembullin e tyre që u dha 26 vjet më parë"

“Në këtë 26-vjetor të rënies së heronjve tanë, i përkujtojmë si lajmëtarë të lirisë, për frymëzimin e jashtëzakonshëm që dha Zahiri me shokë, për të gjithë ushtarët e UÇK-së, për ata që luftonin së bashku me Zahirin, dhe të gjithë që iu bashkuan UÇK-së edhe pas rënies së tyre”.

Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka përkujtuar heroin Zahir Pajaziti, duke bërë homazhe te shtatorja e tij në 26-vjetorin e rënies, së bashku me Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxhën.

Presidentja e vendit ishte e shoqëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zv.kryeministrja Donika Gërvalla dhe ministra të kabinetit qeveritar.

E para e vendit ka thënë se kjo ditë është prej ditëve më të lavdishme të UÇK-së dhe të gjithë Republikës së Kosovës, republikë, e cila u ndërtua mbi themelet e forta dhe mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve.

“Respekti për ta do të mbesë i përjetshëm, do ta ketë udhërrëfyes pikërisht këtë sakrificë, këtë heroizëm”, ka vijuar Osmani, teksa ka shtuar se “puna jonë në forcimin e shtetit që u ndërtua me gjak e sakrificë do ta ketë shembullin e tyre që u dha 26 vjet më parë”.

Ndryshe, më 31 janar të vitit 1997, ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloi gjatë viteve 90-ta.

Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë, të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët e tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika