Kurti të premten në Turqi, i ftuar nga presidenti Erdogan

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, kryeministri Kurti nesër me ftesë të presidentit Erdogan do të qëndrojë për një vizitë pune në Turqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premten do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Kurti nesër me ftesë të Erdogan do të qëndrojë për një vizitë pune në Turqi.

Gjatë takimit që do të mbahen në Istanbul, do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit pritet po ashtu të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, shkruan AA.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika