Një burrë e ngacmon seksualisht burrin tjetër, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë e ka ngacmuar seksualisht një burrë tjetër përmes publikimit të një videoje në rrjete sociale

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i gjinisë mashkullore dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një burrë tjetër në komunën e Mitrovicës.

Sipas njoftimit, i dyshuari e ka shpërndarë një video në rrjete sociale kundër viktimës me ç’rast nga policia është cilësuar si ngacmim seksual.

I dyshuari sipas policisë me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është identifikuar se ka shpërndarë një video në rrjete sociale kundër viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika