Murati: Paga mesatare në sektorin publik, gati dyfish sa ajo në sektorin privat

Ministri, Hekuran Murati, ka thënë se “në vitin 2021 ka qenë 612 euro paga mesatare, në vitin 2022 është 620 ndërkaq në vitin 2023 pritet të jetë 730 euro. Nuk mund të flasim për paga të padinjitetshme, përkundrazi nëse e krahasojmë me sektorin privat, në sektorin privat paga mesatare për vitin 2021 ka qenë 490 euro”

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se paga mestare në sektorin publik është gati dyfishi i pagës mesatare në sektorin privat.

Murati këto i ka thënë gjatë ditës së premte në Komisionin për Buxhet, ku e ka adresuar çështjen e koeficientit dhe pagave.

Ai tha se se në vitin 2021 paga mesatare në sektorin privat ka qenë 490 euro, ndërkaq në atë publik ka qenë 612, ndërsa tani është 720 euro.

“Mendoj që secili pajtohemi, do ta shohim në fund të muajit shkurt se sa do t’u dalë paga, e që mesatarja është 730 euro, kurse sa për llogaritje që i paskeni bërë, nuk e di, mirëpo unë siç e thashë në vitin 2022 ka qenë 620, dhe këtu e kam edhe raportin e Agjencisë së Statistikave ku në vitin 2021 ka qenë 612 euro paga mesatare. Pra, 612 ka qenë veçse në vitin 2021 dhe kjo është e konfirmuar nga agjencia e statistikave”.

“Do të ketë edhe shtesë mbi pagën bazë me shtesat tjera për të gjithë ata që të vendosin të punojnë ekskluzivisht për sektorin publik, pra duan të jenë të lidhur vetëm me sektorin publik dhe nuk punojnë askund tjetër në sektorin privat, pra që të mos kemi më mjekë specialistë ku punojnë dy-tri orë në ditë në sektorin publik, dhe në kohën tjetër kalon në sektorin privat”, ka thënë Murati.

Sipas Muratit, në vitin e dytë të zbatimit këto shtesa do të tkurren deri në largimin e tyre, përcjell Telegrafi.

“Kemi shtesa tranzitore, që parasheh Ligji për Pagat në sektorin publik. Që i bie në vitin e parë askujt nuk i zbritet rroga, pra në vitin e parë të zbatimit. Në vitin e dytë të zbatimit pra shtesat tranzitore është 50 për qind e diferencës mes pagës së re, pagës që ka qenë më herët dhe kjo diferencë shkon duke u tkurr, sepse vitin e ardhshëm ne do të kemi rritje të koeficientit, nga 105 në 110. Deri në vitin e tretë kur shtesat tranzitore do të largohen…”, ka thënë Murati.

Murati tha se me Ligjin e Pagave për punëtorët e sektorit publik është krijuar një siguri.

“Janë dy gjëra. E para ka siguri, pasi shtesat sot i ke nesër nuk i ke. Varet nga vendimi i eprorit. Paga bazë është me ligj, dhe vetëm Kuvendi mund ta ndërroj atë. Kur shkon në bankë dhe merr një kredi, vetëm paga bazë shikohet dhe merret parasysh. Çështja e dytë është përvoja e punës. Shtesa e përvojës së punës llogaritet mbi pagën bazë. Tjetër është që një polici t’ia llogarisësh përvojën e punës mbi pagën bazë 392 euro dhe tjetër gjë është mbi pagën 600 euro. Ka dallim kjo. Shtesat e përvojës së punës llogariten mbi pagën bazë dhe shtesat nuk janë përfshi në këtë përllogaritje. Si tërësi ka shtesa të ndryshme që kanë tavane, por tërësia e tyre arrin vlerën në 12 për qind”, ka shtuar Murati.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika