Ymeri për Abdixhikun: Me qëndrime racionale po iu bën ballë tundimeve popullsite për të mirën e Kosovës  

Visar Ymeri, analist

Analisti Visar Ymeri, i ka krahasuar qëndrimet e Qeverisë së Kosovës, me qëndrimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovë(LDK), Lumir Abdixhiku, ku ka thënë se është për t’u vlerësuar qëndrimi i Abdixhikut pasi sipas Ymerit, kryetari i LDK-së ka qëndrime racionale.

Më tej, Ymeri ka thënë se për dallim nga pamaturia Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, qëndrimi i Abdixhikut është racional dhe se qëndrime të tilla i duhen Kosovës.

“Bashkë me debatin në Kuvend për dialogun, e plotësoi një pozicionim të qartë karshi dialogut dhe politikave të qeverisë në përgjithësi. Përballë paparashikueshmërisë dhe mungesës së maturisë që e kemi parë nga KM dhe Qeveria, qëndrimet e tilla racionale e të kujdesshme duken politika që po i mungojnë Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

“LDK e Abdixhiku në anën tjetër po i rezistojnë me ngulm tundimit për të rrëshqitur në diskursin e gjithëpranishëm popullist, të premtimeve të bukura e zgjidhjeve të lehta e të shpejta”, ka shtuar ai.

Më tej, ai ka folur edhe për figurën e Kurtit si kryeministër, ku ka thënë se ai e ka glorifikur vetveten si i pakompromis.

“Natyrisht, për një kohë të shkurtër figura e ‘pakompromis’ që Kryeministri po do ta ndërtojë për vete edhe mund të duket i pëlqyeshëm e simpatik, Por jo kur rrezikon Kosovën, e veçanërisht jo kur dështon shpesh e shpejtë”, ka thënë ai.

“Në kohën kur një numër i madh i njerëzve po e kërkojnë gënjeshtrën e re, LDK e Abdixhiku po e thonë atë që ata e shohin si të vërtetë, të bëshme e të duhur për Kosovën. Kjo është për t’u vlerësuar”, ka përfunduar analisti Ymeri.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika