Kurti: I jemi përherë mirënjohës Turqisë për mbështetjen e pakursyer në çdo etapë të ndërtimit të shtetit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan ka thënë se i është "mirënjohës Turqisë për mbështetjen e pakursyer në çdo etapë të ndërtimit të shtetit tonë e shumë fusha të zhvillimit të tij"

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se me ftesë të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi dhe ish-kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, ishin në një vizitë pune në Stamboll, të premten e 3 shkurtit.

“Përgjatë takimit dhe darkës së punës biseduam për raportet tona miqësore dhe për mënyrat sesi mund t’i thellojmë e forcojmë ato”, ka shkruar Kurti.

Pamje nga takimi

Kryeministri Kurti ka thënë se kanë diskutuar për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar dhe të sigurisë e mbrojtjes.

“I jemi përherë mirënjohës Turqisë për mbështetjen e pakursyer në çdo etapë të ndërtimit të shtetit tonë e shumë fusha të zhvillimit të tij”, ka shtuar kryeministri i vendit.

Tutje kryeministri Kurti e ka falënderuar presidentin Erdogan për mikpritjen dhe përkrahjen e “zëshme” të Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika