Turqia vlerësohet se mund t’i ndihmojë Kosovës në dialogun me Serbinë

Republika e Turqisë vlerësohet se do të mund ta ndihmonte dialogun e vështirë mes Kosovës dhe Serbisë. Një mbështetje të tillë e ofroi edhe vet Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në takimin e djeshëm me kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Në një kohë të disa proceseve të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i bëri ftesë kryeministrit Albin Kurti, për një vizitë në Stamboll.

Nga atje, Erdogan i ofroi mbështetje Kosovës, madje theksoi se në rast se i kërkohet, vet shteti që drejtohen do të përfshihet në dialogun me Serbinë.

Me këtë vizitë, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Haziri, u synua thellimi i raporteve mes dy shteteve.

“Ka rëndësi në aspektin e thellimit të marrëdhënieve miqësore të cilat i kemi me Republikën e Turqisë dhe assesi kjo nuk ndikon në temën e cila është aktuale rreth Asociacionit. Duke e ditur se Turqia nuk është njëra prej vendeve e cila është duke marrë pjesë në dialog duke ndërmjetësuar ose lehtësuar bisedimet, kështu që kjo nuk ka kurrfarë rëndësie në këtë aspekt”, ka thënë Haziri.

Përderisa Haziri ka këtë vlerësim për takimin, ndryshe mendon njohësi i raporteve Turqi – Kosovë, Abdullah Klinaku, i cili thekson një fakt.

“Turqia sot është një prej shteteve me ndikim të fuqishëm në rajon, duke e pasur parasysh që është e angazhuar në disa procese sa i përket çështjeve të paqes, siç ka qenë ajoe vitit të kaluar ku me ndërmjetësimin e Turqisë lirohen tonelata grurë të cilat kanë qenë të bllokuara nga lufta Rusi-Ukrainë”, ka thënë Klinaku.

Turqia, sipas Klinakut mund ta ndihmojë shumë Kosovën në dialogun me Serbinë.

“Besoj që Republika e Turqisë mund të jap një kontribut të madh sa i përket procesit të dialogut dhe në këtë proces koordinimi ynë me gjithë këto shtete që do të na mbështesin, përfshirë Turqinë, do të ishte zgjidhja më e mirë dhe stabiliteti ynë më i mirë në procesin e dialogimit dhe përfundimit të këtij procesi jo të lehtë”, ka shtuar Klinaku.

Përveç përkrahjes politike, presidenti Erdogan i ofroi mbështetje vizionit të Kosovës për anëtarësim në NATO.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika