Dimri i vonuar në Marec, infrastruktura shkak për braktisjen e fshatit

Banorët e fshatrave të Prishtinës shprehen të shqetësuar me nivelin e braktisjes së këtyre vendbanimeve. Ata tregojnë edhe arsyet pse shumica e tyre kanë mbetur thuajse të papopulluara krahasuar me të kaluarën

Pamje të fshatit Marec

Fshati më i madh i Prishtinës, Mareci, është vetëm rreth 40 kilometra larg kryeqytetit por malet e fushat e saj kanë marrë pamje tjetër. Dimri në këtë pjesë të Gollakut ka mbërritur tek këto ditë e fundit.

Dimër të tillë, ata pak banorë që kanë mbetur në fshatin Marec, thonë të mos e mbajnë mend.

“Dimri ktyneherit u kanë ma i fortë, i kemi përgatit në vjeshtë produktet ushqimore, sivjet nuk ka borë, ma herët jemi kanë krejt të izoluar për gjashtë muaj. Tash ka ndryshu, e kanë lëshuar këtë vend, vetëm katër shtëpi jemi këtu. Ka ndryshuar krejt”, ka thënë një banor i fshatit.

Krejt çka ka mbetur nga ajo periudhë që e kujton Pacolli, janë fushat e kodrat por jo edhe gjallëria. Në këtë pjesë tashmë mbizotëron heshtja.

Rrugës është vështirë që të takosh ndonjë person, e edhe ata pak që i takon kanë jetuar më herët në në Marec dhe kthehen kohë pas kohe nga malli për fshatin e tyre.

Njëri nga ta është Ali Vitija, që me nostalgji kujton rininë e tij.

“Këtu kur ka marr dimri  vështirë ne jemi përgatitë në vjeshtë për gjashtë muaj, pasi në atë kohë as rrugët nuk janë hapur ka qenë dimër mjaftë i vështirë. Kemi hecë 1 kilometer kamë, kush u kanë ma i madh na i bajke çantat. Tash ka ndryshu atëherë dy metrra u kanë bora. Tash e kanë lëshu shumë këtë vend”, është shprehur Vitija.

Ndonëse në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011, fshati kishte të regjistruar 432 banorë, tashmë kjo shifër llogaritet se ka ndryshuar.

Në tërë fshatin Marec, sipas banorëve janë më pak se 20 shtëpi edhe ato jo shumë të populluara.

Shkak i largimit nga ky fshat, sipas tyre është bërë mungesa e infrastrukturës, transportit e shkollimit.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika