Deklarohet Stano për takimin e nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se BE-ja është angazhuar në të terren me emisarin Mirsolav Lajçak. Sipas tij BE-ja është duke tentuar që çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,  të përfundojë me normalizimi të marrëdhënieve.

Më tej Stanto, ka theksuar se takimin e e nivelit të lartë është duke munduar që ta organizojë të tillë në mes palës kosovare dhe serbe. Por sipas tij ende nuk ka një datë për një takim të tillë.

“Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, vizitoi Prishtinën e Beograd, në kuadër të kornizës së punës që po e bën, duke u angazhuar me partnerët në terren, për të shtyrë para dialogun, për t’u bërë të qartë të dyja palëve se BE-ja pret përparim në këtë. Është propozimi i BE-së se si të shtyhet para ky dialog dhe progres drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

Ndërkohë Stano ka theksuar se Kosova e ka obligimi ligjor themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Është një obligim i qartë për Kosovën që menjëherë të themelojë ose të merr hapa për themelimin e Asociacionit. Është detyrim ligjor i Kosovës. Tani është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet dhe detyrimet që vijnë nga marrëveshjet e Brukselit”, ka shtuar Stano.

Ndërkaq ai ka theksuar se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq-it, i dërguari special për dialogun iu ka bërë të qartë se dyja palëve se BE-ja pret përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika