Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje në nderim të viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri

Kuvendi i Kosovës seancën e ka nisur me një minutë heshtje, në nder të viktimave që kanë humbur jetën në tërmetin tragjik në Turqi dhe Siri

Pamje nga Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës seancën e së mërkurës e ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Turqi e Siri.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave që kanë humbur jetën në këtë tërmet tragjik dhe të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

No description available.

Po ashtu, edhe në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga kabineti qeveritar që mbledhjen të nisin me një minutë heshtje.

Në shenjë solidarizimi me jetët e humbura nga tërmeti, dita e sotme është ditë zie shtetërore.

Ndryshe, të hënën e 6 shkurtit, Turqia dhe Siria janë goditur nga një tërmet me magnitudë 7.8, i cili deri më tani ka lënë të vdekur mbi 11 mijë persona.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika