Zgjedhjet në veri, pjesëmarrja e serbëve lidhet me zhvillimet në dialog

Me 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës, pas dorëheqjes së kryetarëve serbë muaj më parë. Por, megjithëse afati për certifikim të partive politike është hapur sot, nuk dihet nëse partitë serbe do të marrin pjesë në zgjedhje. Njohësit e çështjeve politike thonë se kjo varet nga dy faktor të rëndësishëm

Mitrovica e Veriut

Ka kohë edhe mbi 2 muaj për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komunash në veri të Kosovës por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur afatin për certifikim të partive politike.

Megjithëkëtë, nuk është ende e qartë nëse partitë kryesore serbe do të marrin pjesë në zgjedhje.

RTV Dukagjini ka provuar sot të marr përgjigje nga tri partitë më të mëdha serbe, Listën Serbe, Partinë Demokratike Progresive dhe Partinë Serbe të Kosovës por përfaqësuesit e tyre nuk janë përgjigjur.

Por, sipas analistit Artan Muhaxhiri, me dinamizmin e procesit të dialogut, kjo çështje ndryshon.

“ Pranimi i planit franko-gjerman, e ka lëvizur çështjen e dialogut dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale, prandaj dhe në këtë proces ka ndryshime, sepse nuk janë më ato pozicionet e ngurta por edhe më vizitat e shpeshta në Prishtinë e Beograd të emisarëve ka një ndryshim. Mund të konsiderohet se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale shihet si një gjest i vullnetit të mirë për të kontribuar në shtensionimin e situatës, nëse edhe jep dritën e gjelbër Beogradi”, ka thënë Muhaxhiri.

Edhe heshtja e subjekteve politike serbe për këtë proces, sipas analistëve në veri, bëhet pikërisht për shkak të lidhjes me zhvillimet në dialog.

“Ne këtë moment nuk është duke u diskutu për zgjedhjet në katër komunat veriore. Krejt fokusi është në ngjarjet ndërkombëtare në lidhje me idenë e planit franko-gjerman. Serbët i kanë në plan të dytë zgjedhjet komunale, gjithashtu edhe kthimin e komuniteti serbë në institucione shtetërore. Se a do të marrin pjesë në këto zgjedhje, kjo varet prej ngjarjeve siç është formimi i Asociacionit të komunave serbe, plani franko-gjerman. Nëse bahet një përafrim i marrëveshjes për Asociacion dhe planin franko-gjerman, me siguri se do të  marrinë pjesë në zgjedhje”, ka thënë Ognjen Gogiq.

Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje, është i hapur dhjetë ditë nga sot deri me 18 shkurt.

Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, janë pa udhëheqës të tyre që nga 6 nëntori i vitit 2022.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore ishin caktuar që të mbaheshin me 18 e 25 dhjetor të vitit 2022, por që për shkaqe të sigurisë dhe tensioneve në atë kohë, e para e shtetit Vjosa Osmani i kishte shtyrë për 23 prill të 2023-s.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika