Deputeti i VV-së: Ka padrejtësi mes pagave të sektorit privat dhe publikë, Qeveria të ndërhyjë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërhyjë në padrejtësitë mes pagave të sektorit privat dhe publikë

Visar Korenica, deputet i LVV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se ka shumë padrejtësi sa i përket dallimit mes pagave të sektorit publikë dhe atij privat.

Ai ka thënë se në Kuvendin e Kosovës, ka punëtorë të angazhuar nga kompani private që paguhen vetëm 220 euro.

Sipas tij Qeveria e Kovoës duhet të intervenojë sa më parë.

“Në këtë objekt të Kuvendit kemi punëtorë të angazhuar nga kompania private me pagë jo më të lartë se 220 euro. Pra, me pagë më të ulët se paga minimale që ka kaluar në lexim të parë. Një diferencë e tillë prej rreth 40% është një padrejtësi që kërkon vëmendje nga qeveria për ndërhyrje para se të bëhet shumë vonë. Nuk është kështu në gjithë botën”, shkroi Korenica.

Me 63 vota për Kuvendi i Kosovës i ka miratuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin e Buxhetit për vitin 2023. Ky vendim i Kuvendit parasheh që koeficienti për pagat të jetë 105 euro, i cili ishte edhe propozim i Qeverisë së Kosovës.

Pagat e muajit shkurt, tashmë do të dalin duke u bazuar në Ligjin e ri të Pagave.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika