Macron planifikon reformimin e sistemit të pensioneve të vendit, mbi 960 mijë qytetarë dalin në protestë

Në Francë është duke u planifikuar reformimi i sistemit të pensioneve të vendit. Për këtë çështje sipas ministrisë së Brendshme franceze, mbi 960 mijë njerëz kanë marshuar qytetet franceze

Foto: AP

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është duke planifikuar reformimin e sistemit të pensioneve të vendit.

Për këtë çështje qytetarët francezë janë duke protestuar dhe janë duke e zhvilluar raundin e katërt të protestave për të shprehur shqetësimin e tyre rreth kësaj situate.

Mbi 960 mijë njerëz kanë marshuar në qytetet si: Paris, Nice, Marsejë, Tuluzë, Nante dhe qytete të tjera, sipas Ministrisë së Brendshme. Protestuesit shpresonin të vazhdonin presionin ndaj qeverisë për t’u tërhequr dhe veprime të mëtejshme janë planifikuar për 16 shkurt.

Në kryeqytetin francez, autoritetet kanë numëruar rreth 93 mijë pjesëmarrës, më së shumti për të demonstruar në Paris kundër ndryshimeve të pensioneve që nga fillimi i protestave në muajin e kaluar.

Demonstratat e fundjavës kanë tërhequr  të rinjtë dhe të tjerë që kundërshtuan propozimet e pensioneve, të cilët nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në tre ditët e mëparshme të aksionit.

Këtë herë, megjithatë, grevat e punëtorëve hekurudhor nuk i shoqëruan demonstratat, duke lejuar trenat dhe metronë e Parisit të qarkullojnë të shtunën. Megjithatë, një grevë e papritur nga kontrollorët e trafikut ajror bëri që deri në gjysma e fluturimeve për dhe nga aeroporti i dytë më i madh i Parisit, Orly, u anuluan të shtunën pasdite.

Në Paris, disa punëtorë dhe studentë që donin të shprehnin opozitën morën pjesë në protesta për herë të parë, për shkak të ngarkesave të rënda të punës gjatë ditëve të javës. AP

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika