FSK-ja shpëton nga rrënojat në Turqi edhe dy persona (VIDEO)

Ekipi i FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit ka arritur t’i nxjerrë të gjallë edhe dy persona të bllokuar nga gërmadhat në Turqi

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se kanë arritur t’i nxjerrin të gjallë edhe dy persona të bllokuar nga gërmadhat në Turqi.

Kështu ka bërë të ditur FSK-ja përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi se pas 160 orësh është nxjerrë një 50-vjeçar dhe pas 162 orësh, një vajzë 13-vjeçare.

“Pas një pune të palodhshme dhe shumë sfiduese me rrezikshmëri të lartë e me angazhim maksimal, të pathyeshëm dhe të pandalshëm djemtë e vajzat e ushtrisë së Kosovës së bashku me ekipet e ushtrisë turke, sot pas 160 orëve që nga tërmeti, kanë arritur të nxjerrin të gjallë një qytetarë i gjinisë mashkull rreth moshës 50 vjeçare, dhe pas 162 orëve është nxjerr edhe një vajzë 13 vjeçare, nën rrënojat e një objekti të shkatërruar”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Për këtë shkroi edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili këtë lajm e quajti të mrekullueshëm.

“U konfirmua se tani kur kanë kaluar më tepër se 162 orë pas tërmetit në Turqi, në provincën Hatay, kontigjenti ynë i kërkim-shpëtim ka shpëtuar edhe dy jetë njerëzish, njëra vajzë e moshës 13 vjeçare. Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika