Konjufca pret në takim një delegacion nga Shqipëria, diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën ka mirëpritur në takim një delegacion nga Shqipëria, në kuadër të Komisionit për Integrim Evropian, kryesuar nga Jorida Tabaku.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe çështje me interes të përbashkët, shkëmbimin e përvojave dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar.

Konjufca ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare, si në afirmimin e subjektivitetit ndërkombëtar, ashtu edhe në atë të procesit të integrimit evropian.

“Mirënjohës dhe falënderues ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e deritashme dhe bashkërendimin e hapave në të ardhmen drejt integrimeve evropiane dhe evroatlantike, si dhe anëtarësimin e shtetit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

“Të unifikuar dhe koordinuar në rrugëtimin tonë gjeostrategjik kombëtar drejt BE-së, brenda NATO-s dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në”, ka vijuar tutje.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika