“Merre ose leje”, kërkesat e ndërkombëtarëve për Kurtin

Fjalimi I KM Kurti dje në Kuvend dhe qëndrimi i tij sa i përketë marrëveshjes së propozuar nga evropianët po duket i paqëndrueshëm dhe kundërthënës. Nga ai po kërkohet që të ketë qëndrim të qartë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se “Ata më bënë të qartë në formatin ‘merre ose leje’”.

Në një paraqitje të domosdoshme para deputetëve kreu i Qeverisë Albin Kurti, tregoi se kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare me krye ndërmjetësin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, është shumë e qartë.

Veçse kjo nuk ishte thënë asnjëherë nga vet Kurit, për çka po kritikohet për kundërthënie me planin Franko-Gjerman.

“Deklarata e Kryeministrit është kundërthënëse në raport me planin Frakno-Gjerman në një plan të parë sepse veç zvkm Besnik Bislimi ka portretizuar si një plan më afër Serbisë, ndërkohë që vet kryeministri ka thënë që është duke negociuar kurse tash po thotë mere ose leje”, ka thënë, Belgzim Kamberi, Musine Kokalari.

Por, ajo që kërkohet nga kryeministri është që të ketë pozicionim të qartë në raport me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kryeministri duhet të jetë i qartë me asociacionin sepse përderisa thotë për planin franko-gjerman bazë e mirë për të vazhduar po lë të nënkuptoi që ai është I gatshëm derisa po thotë se ka vënë edhe kushte” , ka deklaruar Belgzim Kamberi, Musine Kokalari.

Madje këto ndryshime të qëndrimeve dikush po I sheh si gatishmëri të Kurit për sakrifica të mëdha.

Për këtë marrëveshje që është përmendur marsi si muaji që do të përmbyll finale e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, të ngazhuar janë të gjitha shtetet e fuqishme evropiane por kontribut të madh po japin edhe ShBA.

Nga 6 pikat që kryeministri ka thënë se ka propozuar për Asociacionin BE-ja nuk I ka pranuar dy prej tyre.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika