Kurti: Do të ketë edhe çështje të tjera në marrëveshjen me Serbinë, por në qendër është njohja reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken se Kosova dhe Serbia do të bëjnë kompromise të vështira për të arritur normalizimin e raporteve ka thënë, "natyrisht, do të ketë edhe çështje të tjera në atë marrëveshje, por në qendër është njohja reciproke"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“ShBA-të vazhdojnë të jenë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë kryesorë në shtetndërtimin demokratik, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër duhet ta ketë njohjen reciproke, natyrisht do të ketë edhe çështje të tjera në atë marrëveshje, por në qendër është njohja reciproke”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur nga gazetarët për letrën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku kishte theksuar se Kosova dhe Serbia do të bëjnë kompromise të vështira për të arritur normalizimin e raporteve.

Kurti madje u përgjigj duke thënë, “Nuk e kam lexuar atë letër ende dhe nuk e kam shkruar unë”.

Blinken në letrën e tij të urimit dërguar presidentit Vuçiq në nder të ditës së shtetësisë së Serbisë ka theksuar, “liderët e Serbisë dhe të Kosovës do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe për tërë rajonin – do të jenë të mëdha”.

Në këtë letër ishte theksuar edhe mbështetja e ShBA-së ndaj Serbisë.

“ShBA-ja është mbështetëse e fuqishme në ambiciet e Serbisë për në Bashkimin Evropian. Jemi të përkushtuar të punojmë me ju dhe partnerët tanë të BE-së drejt këtij qëllimi të rëndësishëm. Mirëprita angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në vizitën e fundit në Beograd”.

Blinken në letrën drejtuar Vuçiqit: Kosova dhe Serbia do të bëjnë kompromise të vështira

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika