Blakaj: Gjykata Speciale nuk ka zyre në Serbi, prokuroria mund të bashkëpunojë me secilin shtet

Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka thënë se nuk është e vërtetë që Gjykata Speciale ka zyre në shtetin e Serbisë.

Ai në emisionin “Five”, është shprehur se gjykata mund të bashkëpunojë me secilin shtet dhe secilën prokurori.

Madje, sipas tij, edhe prokuroria e Kosovës duhet të bëjë ç’është e mundur që të japë prova për krimet e luftës së fundit në Kosovë.

“Shpesh është përmendur që gjykata ka zyre në Serbi, në fakt nuk ka në Serbi zyre të tillë. Mirëpo, prokuroria mund të bashkëpunojë me secilin shtet dhe prokurori, ajo nuk është e paligjshme”, ka thënë ai.

I pyetur se a beson që kjo gjykatë do të sjellë drejtësi, Blakaj ka thënë se kjo do të shihet në fund të procesit, derisa ka shtuar se beson në përgatitjen e mirë të mbrojtjes së ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Mbetet të shihet në fund të procesit, do të shohim, dhe shpresoj se do të jetë transparente gjykata. Jam i sigurt që mbrojtja e të akuzuarve do t’i shoshisin të gjithë dëshmitarët, kemi pasur raste edhe te rasti i Ramush Haradinajt, ku janë paraqitur dëshmitarë të ndryshëm, ku në fund është konstatuar që ata dëshmitarë nuk janë kredibilë, sepse janë fabrikuar nga shërbimi sekret serb”, ka thënë ai.

Ai, në fund, ka thënë se është e rëndësishme që gjykata të mos i marrë parasysh dëshmitarët, të cilët japin deklarata të rrejshme, si dhe provat të mos jenë të fabrikuara.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika