Abazi: Brenda VV-së ka dhjetëra deputetë të pakënaqur

Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Kosovës

Deputeti Haki Abazi, në Debat Plus, ka deklaruar se brenda Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shumë deputetë të pakënaqur.

Abazi ka thënë se këta deputetë janë vlerë e shtuar e demokracisë brenda LVV-së.

“Ka shumë të pakënaqur, dhe mendoj që janë shtylla e vlerës të demokracisë së brendshme, njerëzit që shprehen, mendoj që kanë folur dhe do flasin”, ka thënë ai.

Ai u shpreh se deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe ata të minoriteteve, janë kërcënuar duke u thënë ta votojnë shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme.

Abazi tha se Dejona Mihaili dhe Mimoza Kusari kanë urdhëruar shkarkimin e tij.

“Përfshirë edhe kërcënimin me pozitë të minoriteteve, për të ardhur në parlament dhe për të votuar shkarkimin tim. Është bërë thirrje e kërcënim ndaj deputetëve, për të ardhur për të votuar. Kusari, Dejona Mihaili, dhe kush të tjerë, ata e dijnë, që kanë marrë detyrë për ta bërë këtë shërbim”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika