Nëna e Astrit Deharit – Haki Abazit: Tregoji emrat prej kujt po i merr informatat

Në studion e Debat Plus-it, ku i ftuar është Haki Abazi, është lajmëruar nëna e Astritit Deharit, Xhemile Dehari.

Ajo përmes një mesazhi me shkrim, ka kërkuar nga Abazi t’i tregojë emrat se ku po i merr informatat për djalin e saj.

Ajo ka thënë se në të kaluarën Abazi kishte thënë se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje.

“Të lutem pyete prej kur është duke u marrë për hetimet për Astritin, se për kohën kur e vranë Astrirtin, Haki Abazi ka thënë se është vetëvrasje, qysh ka mundur ta thotë atëherë me thënë se është vetëvrasje, dhe sot se si u humbën mostrat e Astritit, le të tregojë me emra se prej kujt i merr këto informata”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, Abazi ka thënë se nuk është e vërtetë që ka deklaruar ndonjëherë se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

Ai i ka quajtur propaganda informatat e tilla, teksa ka thënë se e kupton familjen Dehari dhe dhimbjen e tyre.

“Më vjen shumë keq, në fakt kjo është arsyeja që duhet të përfundojë ky rast të marrë epilogun e drejtësisë. Unë kam një nënë në shtëpi që ka përjetuar një dhimbje të humbjes së djalit të saj. E kuptoj plotësisht se çfarë do të thotë se cka do të thotë të jetosh me brengën e hapur të mospërfundimit të drejtësisë. Nuk e kam thënë kurrë, janë propaganda që kanë qarkulluar në rrjete sociale, që jam deklaruar për rastin Dehari. Asnjëherë. Më vjen keq për keqinformimin që ka ndodhur”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika