Djali i Hashim Thaçit uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët e Kosovës në rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ndërsa, ka theksuar se kur është shpallur pavarësia, ish-presidenti Thaçi ka qenë 39-vjeç

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai e bëri këtë në një video-mesazh së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se babai i tij, Hashim Thaçi, kur është shpallur Pavarësia e Kosovës ka qenë 39 vjeç.

“Faleminderit shumë kryetar për vizitën, babi në Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka qenë 39 vjeç. Me këtë rast dua t’ia uroj të gjithë shqiptarëve Ditën e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Endrit Thaçi.

Video-mesazhin e ka nisur kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili edhe ia parashtrojë pyetjen të birit të ish-presidentit Thaçi, duke i thënë “Sa vjeç ka qenë Hashim Thaçi si kryeministër në ditën kur e shpalli Pavarësinë e Kosovës?”.

“Jam këtu me Endrit Thaçin në ditën më të rëndësishme të shtetit tonë. Fillimisht të gjithë qytetarëve të Kosovës kudo që jeni jua uroj Ditën e Pavarësisë së shtetit tonë. E sot në kuadër të fakteve interesante rreth pavarësisë dëshiroj ta pyes Endritin diçka: Sa vjeç ka qenë Hashim Thaçi si kryeministër në ditën kur e shpalli Pavarësinë e Kosovës?, u shpreh Krasniqi.

“Urime e mbarësi të gjithëve”, e mbyllën videon e tyre djali i Thaçit e Krasniqi.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika