Arrin në mbi 45 mijë numri i viktima nga tërmeti në Turqi e Siri

Ka arritur në mbi 45 mijë numri i viktimave nga tërmeti që goditi rëndë Turqinë dhe Sirinë

Pasojat e tërmetit në Turqi

Tre persona, mes tyre një fëmijë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e tërmetit që tronditi Turqinë. Një anëtar i ekipit të shpëtimit ka njoftuar se prindërit ia dolën të shpëtojnë ndërsa fëmija humbi jetën më vonë si pasojë e dehidratimit.

“Dëgjuam zëra ndërsa gërmomim. Kur gjejmë njerëz që janë gjallë jemi shumë të lumtur”ka thënë Atay Osmanov, anëtar i ekipeve të shpëtimit nga Kirgizstani.

Sipas autoriteteve numri i viktimave nga tërmeti ka arritur në 40 mijë e 642. Bilanci pritet të rritet duke patur parasysh se nga tërmeti janë shkatërruan 345 mijë apartmente dhe shume njerëz rezultojnë ende të zhdukur.

Në Siri, autoritetet thonë se kanë humbur jetën 5 mijë e 800 persona, megjithatë shifra nuk ka ndryshuar për ditë të tëra.

Kreu i Programit Botëror të Ushqimit ka kërkuar nga autoritetet në veripëndim të Sirisë që t’i jepnin fund pengimit të qasjes në zonë, ku do t’i ofrohet ndihmë qindra mijëra njerëzve të dëmtuar nga tërmeti. Javën e kaluar agjencia tha se po i mbaronin rezervat në veriperëndim të Sirisë dhe kërkoi që hapeshin më shumë pika kalimi në kufirin me Turqinë.

Zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin dhe Çështjet Humanitare ka njoftuar se nga e premtja e 17 shkurtit, 143 kamionë me ndihma të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë kaluar në zonën e kontrolluar nga rebelët në veri-perëndim të Sirisë, pas rifillimit të operacioneve të ndihmës në 9 shkurt.

“Ne po përshkallëzojmë operacionin ndërkuftiar të ndihmës dhe po planifikojmë të dërgojmë më shumë kamiona çdo ditë”, ka thënë ai. VoA

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika