Zhdukja e mostrave të Deharit, rikthehen në punë zyrtarët e IML-së

Katër zyrtarët e suspenduar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, janë rikthyer përsëri në punë. Vendimin e ka marrë komisioni i ankesave, përderisa nga ministria e drejtësisë nuk kanë dashur ta komentojnë rastin

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)

Dy muaj pas suspendimit, katër zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, janë rikthyer përsëri në vendet e tyre të punës.

Zyrtarët Flutura Goga, Nardi Sheqergjiu, Anila Lakna dhe Ilirjana Shala, u suspenduan nën arsyet e shkeljeve të rënda disiplinore, që ndërlidhen me zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit.

Televizioni Dukagjini mëson se të katër zyrtarët ka rreth dy javë që kanë nisur të dalin përsëri në punë.

Vendimin e ka marrë komisioni i ankesave, që drejtohet nga Valdete Ejupi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në IML, Ditor Haliti, nuk iu është përgjigjur pyetjeve të televizionit në lidhje me këtë çështje.

E këshilltari për media i Ministres Haxhiu, Flamur Pireva, ka thënë se nuk kanë kompetencë të komentojnë vendimet e komisionit.

“Legjislacioni në fuqi nuk i jep kompetencën Ministres apo kabinetit lidhur me rastet e tilla. Të dy  komisionet kanë pavarësi në vendimarrje. Siç jeni në dijeni, në rastin e zhdukjes së mostrave në laboratorin e toksikologjisë, Ministrja Haxhiu, ka njoftuar prokurorin dhe ka kërkuar nga drejtori i IML që konform ligjit dhe përgjegjësisë të ndërmarrë veprime në lidhje me rastin. Pavarësisht ndjeshmërisë së rastit, si Ministri, nuk kemi asnjë kompetencë për kthimin apo mos kthimin e tyre në vendin e punës, pavarësisht që ne nuk pajtohemi me vendimin e tyre”, ka thënë Pireva.

Vet ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, e kishte bërë publik rastin në një konferencë për media.

Haxhiu më pas e kishte publikuar edhe vendimin e komisionit disiplinor për suspendimin e katër zyrtarëve.

Për rastin është duke zhvilluar hetime edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika