Mehaj takohet me homologun e tij nga Finlanda, diskutuan për anëtarësimin në NATO

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, është takuar me homologun e tij nga Finlanda, me të cilin kanë diskutuar për anëtarësim në NATO

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj dhe homologu i tij nga Finlanda, Mikko Savola, i cili është ministër në detyrë

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, këtë të hënë është takuar me homologun e tij nga Finlanda, Mikko Savola, i cili është ministër në detyrë.

Mehaj ka bërë të ditur se me Savola-n, kanë diskutuar për “për synimet tona të përbashkëta për anëtarësim në NATO”.

Po ashtu, sipas Mehajt, është diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, për trajnimet e përbashkëta dimërore.

“Gjithashtu temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë, trajnimet e përbashkëta dimërore ndërmjet dy forcave, dhe shkëmbimi i përvojës së Ushtrisë Finlandeze sa i përket konceptit të rezervës vullnetare, që së shpejti do të jetë formë e shërbimit edhe në ushtrinë tonë”, ka shkruar Mehaj.

Ministri Mehaj, tha se Savola-n e ka informuar për “zhvillimin e FSK-së, implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, si dhe gatishmërinë tonë për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme në misionet e NATO-s, ashtu siç kemi vepruar duke asistuar në operacionin për evakuimin e refugjatëve afgan, si dhe ofrimin e trajnimeve për ushtarakët ukrainas”.

Mehaj ka theksuar se Finlanda mbetet shtet mik i Kosovës dhe se të dyja vendet ndajnë vlerat e përbashkëta demokratike.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika